BallinaPolitikeHetimet e SPAK për Erion Veliajn, flet për herë të parë Edi...

Hetimet e SPAK për Erion Veliajn, flet për herë të parë Edi Rama: Të gjithë janë të hetueshëm, por…

spot_img

Kryeministri Edi Rama, ka refuzuar të komentojë hetimet që po zhvillohen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se nuk flet për rasteve individuale, përveçse kur ka një vendim përfundimtar gjykate.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Rama theksoi faktin se nëse një person është nën hetim, nuk do të thotë që ai është automatikisht i fajshëm.

Ai tha se proceset gjyqësore duhet të zhvillohen sipas ligjit dhe kushtetutës, jo nëpërmjet medieve.

Zëri i Amerikës: Pyetja për shqetësimin, lidhet pikërisht me këtë, jo me faktin që ju habiteni nga kjo gjë, por a mund t’ju pyes për rastin e zotit Veliaj i përfshirë së fundmi në hetime? A e cënon kjo imazhin e Partisë suaj?

Kryeministri Rama: Unë nuk komentoj raste individuale, nuk e kam bërë asnjëherë, përveçse kur ka pasur një vendim përfundimtar gjykate, sic ka qenë rasti i një shpifësi recidiv. Por mund të them vetëm që, fakti se cilido është i hetueshëm, nuk e bën cilindo të fajshëm, dhe nga ana tjetër, gjyqet nuk bëhen në media, por gjyqet bëhen në proceset ligjore dhe kushtetuese.

Më tej kryeministri shtoi se përballë drejtësisë, janë faktet dhe të drejtat e individëve, dhe jo emrat që përcaktojnë veprimet e institucioneve të drejtësisë.

Zëri i Amerikës: Bëhet fjalë për emra të rëndësishëm të politikës dhe jetës publike. Kështu që, detyrimi është për të marrë një opinion nga ju.

Kryeministri Rama: Opinioni im dihet. Është i njohur botërisht. Përballë drejtësisë dhe përballë ligjit dhe përballë të drejtës së institucioneve të drejtësisë për të bërë punën e tyre, nuk janë emrat që caktojnë se për kë e bëjnë apo për kë s’e bëjnë punën, por janë faktet dhe janë liritë dhe të drejtat e të gjithëve, që duhen ushtruar dhe duhen vënë në zbatim, duke filluar nga liria dhe e drejta e drejtësisë, që të bëjë detyrën e vet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular