BallinaKultureNë Resnjës të Maqedonisë u promovua libri “Ëndrra amerikane”, historia e jetës...

Në Resnjës të Maqedonisë u promovua libri “Ëndrra amerikane”, historia e jetës së Beqir Potkës – një udhëtim nga ferri i Shqipërisë komuniste drejt realizimit të ëndrrës amerikane

spot_img

Në sallën e vogël të Bashkisë së Resnjës, Republika e Maqedonisë, u mbajt promovimi i librit “Ëndrra amerikane” të autorit Eris Rusi, i cili rrëfen historinë e jashtëzakonshme të jetës së Beqir Potkës – një udhëtim nga ferri i Shqipërisë komuniste drejt realizimit të ëndrrës amerikane.

Në këtë ngjarje të veçantë morën pjesë nxënës të shkollës së mesme “Car Samoil” nga Resnja, stafi mësimor dhe dashamirës të librit. Për librin folën autori Eris Rusi dhe Jonela Spaho, Dekania e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë në Universitetin “Fan Noli” të Korçës, duke ndarë reflektime të thella mbi forcën e shpirtit njerëzor.

Historia e Beqir Potkës është një dëshmi e guximit dhe vendosmërisë. Në vitin 1989, vetëm 23 vjeç, ai mori një vendim që ndryshoi jetën e tij përgjithmonë: u arratis nga Shqipëria e izoluar, kaloi peripeci të panumërta në kampet e refugjatëve në Greqi dhe më pas ndërtoi një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mesazhi i Beqir Potkës për të gjithë të rinjtë është frymëzues: “Një njeri mund t’ia dalë në çdo situatë, vetëm përmes vendosmërisë dhe qëllimeve të mira.”

Duke iu përgjigjur pyetjeve të të rinjve, Beqir Potka i inkurajoi ata të guxojnë, të jenë të vendosur dhe të ndjekin ëndrrat e tyre, duke u thënë:

“Ndërtojeni jetën tuaj dhe jetoni me të vërtetën e madhe që keni brenda vetes!”

🙏 Një promovim që mbetet në mendje dhe zemër – një thirrje për liri, guxim dhe shpirt të pamposhtur!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular