BallinaLifestyle“Nuk u ngrite të më përqafoje”/ Gerta dhe Rozana debatojnë ashpër, banorja:...

“Nuk u ngrite të më përqafoje”/ Gerta dhe Rozana debatojnë ashpër, banorja: Fal njerëzit që…

spot_img

Dita e diel në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka pasur një debat të ashpër mes Rozanës dhe Gertës.

Gerta e akuzoi Rozanën se po aktronte gjatë spektaklit të së shtunës, kjo pas debatit me Jozin.

Këngëtarja nuk u kursye në përgjigjen e saj, duke e akuzuar se moderatorja është e pabesë dhe nuk i pëlqen loja që ka zgjedhur të bëjë.

Pjesë nga debati mes Rozanës me Gertën:

Rozana: Me ty do e fitoj Big Brother. Me gjithçka të përball

Gerta: Duartorikteni pak

Rozana: Ik mi Gerta

Gerta: Dje ke bërë një super aktrim dhe e hëngrëm të gjithë. Është e dyta herë që e hamë. Tani unë nuk të besoj më

Rozana: Nuk jam këtu të më besosh ti

Gerta: Edhe Xumi çfarë s’të tha

Rozana: Çfarë më tha Xumi mua moj llafazane, moj e pabesë

Gerta: Mbaje moj një ditë

Rozana: Moj e pabesë që pret të të përqafojnë. Çfarë të të përqafosh? A përqafohesh ti moj? Zemër nuk ke, por edhe stomakun e ke gjysmë. Je njeri me gjysmë stomaku.

Gerta: Ti që fal kaq shumë, pse nuk u ngrite të më përqafoje. Fal Xumin, fal Jozin…

Rozana: Fal njerëzit që dinë të kërkojnë falje

Gerta: Deri dje çfarë të kam bërë unë ty

Rozana: Nuk më pëlqen si njeri, nuk më pëlqejnë mendimet e tua, nuk të konsideroj dhe nuk të vlerësoj fare për lojën që bën këtu. Nuk më pëlqen të të përqafoj

Gerta: Edhe kur më vjen mesazhi i çunit prapë nuk të pëlqen të më përqafosh

Rozana: Ti qenke fare, po ik o goc tani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular