Kryeministri Rama është pyetur sot lidhur me hetimin që ka ndërmarrë SPAK ndaj kryebashkiakut Veliaj.
Ai tha se nuk do të komentojë çështje që i takojnë institucioneve të drejtësisë, por e cilësoi linçim publik të neveritshëm atë që po i bëhet kreut të Bashkisë së Tiranës.
“Përkohësisht di që Veliajt i cënohet jeta e tij familjare nga gjyqi publik i bërë jo nga institucioni përkatës, por nga të gjithë ata që janë angazhuar në atë gjyq. I cenohet dinjiteti nga prokurorë dhe gjykatës të ulur nëpër klube mediatike apo të fshehur pas ekraneve të portaleve.
Këtë e di me siguri. Ndërsa për sa i përket pjesës tjetër nuk bën përjashtim askush nga ajo që unë kam thënë që në fillim: unë nuk bëj komente për çështje që i takojnë institucioneve të drejtësisë. Deri sot ky është qëndrimi im. Mund të bëj komente për vendime të formës së prerë siç kam bërë për një shpifës recidiv. Sa i përket rastit konkret nuk bën përjashtim. Linçimi publik i kryetarit të Bashkisë është i neveritshëm dhe kërkimi i gijotinës për të është skandaloz”, tha Rama.
Nëse do të ketë masë do të kërkoni shkarkimin e Veliajt, do t’i hiqet drejtimi nga kryebashkiak i Tiranës. Kush është Nesti angoni? Spak doli me një deklaratë.
“Mos më shtyni në ngasje ta komentoj këtë rast, nuk komentoj se më nxit të qeshurën me atë që të të them se kush mund të jetë ky Nesti, nuk komentoj të lutem, mos më shtyj se besoj që ky rast është shumë specifik për shumë arsye por unë nuk kam asnjë koment dhe deri tani nuk kam parë asnjë akuzë konkrete, s’dua të bëj asnjë koment dhe asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëjë asnjë koment, ju jeni të uritur, por ne pa uri dhe me vëmendje por e ndjekim me shumë kujdes”, tha Rama.