Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Drino.
Drejtuesi se bashku me pasagjerin kanë qenë në mjet kur ka rënë në lumë.
Nga aksidenti ata kanë mbetur të lënduar, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak/Rreth orës 12:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, shtetasi L. C., 37 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi R. Q., të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.