Aksident në rrugën Fier-Kraps, lëndohet një person. Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Fier-Kraps”, motomjeti me drejtues shtetasin S. G., 32 vjeç, banues në Plykë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. Sh., 43 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Njoftimi i policisë
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Fier-Kraps”, motomjeti me drejtues shtetasin S. G., 32 vjeç, banues në Plykë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. Sh., 43 vjeç, banues në Tiranë.