Milani ka shkarkuar trajnerin Fonseka pas barazimit 1-1 me Romën. Dhe gjetja e trajnerit të ri nuk ka vonuar, pasi do të jetë Serxho Konseisao që do marrë drejtimin.
Konseiaso ishte pa klub, që nga largimi prej Portos në verë. 50-vjeçari qëndroi për plot 7 vite te klubi portugez duke qenë aktor kyç.
Në Itali do të jetë eksperienca e parë si trajner, ndërsa si futbollist ka veshur fanellën e Lacios, Interit dhe Parmos.
Kështu nga Fonseka kalohet te një tjetër portugez. Kontrata e Fonsekës ishte vlefshme deri në vitin 2027, por ndarja dukej e pashmangshme.
24 ndeshje qëndroi në krye për të gjitha kompeticionet. Me Milanin fitoi 12 ndeshje, barazoi 6 dhe humbi po aq.