Një 82-vjeçar është gjetur i masakruar me thikë brenda në banesë, në Durrës. Policia bën të ditur se viktima, Paulin Gina ka prerje në fyt dhe fytyrë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.16 tën qytetit bregdetar. Viktima është telefonuar nga të afërmit, por në shtëpi nuk është përgjigjur askush. Të alarmuar ata kanë njoftuar policinë dhe efektivët janë ndeshur me skenën e rëndë të krimit.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur këtë pasdite. Policia po heton rrethanat e ngjarjes dhe për identifikimin e autorit/autorëve.
Pritet të zbardhet edhe dëshmia e fqinjëve se kush prej tyre ka patur kontakte për herë të fundit me të moshuarin.