Është gjetur i pajetë në banesë Altin Isaraj, vëllai i Arben Isarajt, ish-deputetit te PS, dhe ish-drejtorit të Transportit Rrugor.
Altin Isaraj u gjet në banesën e prindërve të tij, pasi aty jetonte që kur doli nga burgu i Rrogozhinës.
“Më datë 29.12.2024, në rrugën “Çamëria”, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja jete, shtetasi A.I, 53 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, njoftoi policia.
Altin Isaraj u arrestua nga policia më 22 tetor 2018 për veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve’.
Pas arrestimit të vëllait nga Policia e Shtetit, ne ate kohe dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Trasnportit Rrugor edhe Arben Isaraj.
“Për të mos ndikuar direkt apo indirekt me pozicionin tim të lartë administrativ, në pavarësinë dhe dhënien e drejtësisë në Shqipëri, jap dorëheqjen nga pozicioni i drejtorit të Përgjithshëm në Drejtësinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor”, tha Arben Isaraj në letrën e dorëheqjes ne 22 tetor 2018.
Vëllai i Arben Isarajt, Altin Isaraj i cili sot u gjet i pajetë doli nga burgu më 2019, duke iu caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie.