BallinaPolitikeRama: Nuk tërhiqem! ‘Tik Tok’ do të mbyllet në Shqipëri brenda...

Rama: Nuk tërhiqem! ‘Tik Tok’ do të mbyllet në Shqipëri brenda…

spot_img

Kryeministri Edi Rama injoron çdo sugjerim por vendos me kokën e tij për çdo vendim.

Gjatë takimit të fundvitit me gazetarët, Rama konfirmoi se nuk tërhiqet nga vendimi për të mbyllur “Tik-Tok-un” në vendin tonë.

Kreu i qeverisë nuk dëgjon sugjerimet për vendosjen e filtrave ndaj Tik Tok, njësoj siç veprojnë shumë shtete të Bashkimit Europian, por Rama vazhdon me “kokëfortësi” vendimet e tij radikale.

“Nuk tërhiqemi nga vendimi për ta mbyllur ‘Tik Tok’-un në Shqipëri. Na duhen 6-8 javë sepse teknologjikisht është shumë e rëndësishme kjo kohë për të mbyllur këtë rrjet social”, tha shkurtimisht Rama.

Ndërkohë opozita e ka kundërshtuar vendimin për mbylljen e ‘Tik Tok’ të cilën e konsideron si mungesë lirie dhe “shtypje” të “mediave sociale” në vendin tonë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular