BallinaSportKartoni i Kristian Shpendit rritet në mënyrë të ndjeshme, sa kushton sulmuesi...

Kartoni i Kristian Shpendit rritet në mënyrë të ndjeshme, sa kushton sulmuesi kuqezi

spot_img

Kristian Shpendi ka arritur në 6 milionë euro vlerë të kartonit, në një ngjitje prej 50 për qind në vetëm dy muaj.

Sulmuesi i Shqipërisë U21 vlente nga ana profesionale 4 milionë euro në 15 tetor, ndërsa që nga data 23 dhjetor ka kaluar në një nivel tjetër.

Ngjitja e vlerës së kartonit të tij është vërtet meteorike, pasi në një vit kalendarik ka njohur trefishim, pra që nga 21 dhjetori I 2023-të, kur i jepeshin vetëm 2 milionë euro.

Shpendi gjithsesi e ka merituar të gjithë këtë, ndërsa Levandovski kur ishte 21 vjeç e kishte vlerën e kartonit 4.5 milionë euro, pra 1.5 milionë euro më pak se ai.

Sulmuesi kuqezi u shpall Këpuca e Argjendit e Serisë C italiane për sezonin e kaluar, duke shënuar 20 gola, po aq sa Jakopo Murano dhe vetëm një më pak sesa Këpuca e Artë, Kosimo Patierno, të cilët ishin 13 e 14 vjet më të mëdhenj se ai.

Këtë edicion, Shpendi është shënuesi më i mirë i Serisë B, gjithnjë me Çezenën, me 10 rrjeta në 16 ndeshje.

Nuk është habi që emra të rëndësishëm të Serisë A, si Juventus apo Fiorentina i duan shërbimet e tij, madje që tani në janar.

Janë të gjitha mundësitë që kartoni i tij të shitet për shumë më tepër sesa vlerësohet tani, ndoshta edhe për 10 milionë euro apo më tepër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular