Ishte viti 1988 kur të gjithë u dashuruan me këngën e famshme të asaj kohe “ E duam lumturinë”. të performuar nga Parashqevi Simaku.
Me të njëjtën ndjenjë dhe emocion, këngëtarja e madhe shqiptare, Parashqevi Simaku iu rikthye kësaj kënge pikërisht në ekranin më të madh shqiptar, Top Channel.
“E duam lumturinë” ishte kënga e përzgjedhur për 2024 nga Top Media për të uruar të gjithë shqiptarët.
Dhe kjo këngë nis pikërisht me të madhen Parashqevi Simaku, e cila këndon nga New Yok-u, atje ku ndodhet prej vitesh tashmë.
Biznesmeni shqiptar i suksesshëm në Amerikë, Elton Ilirjani ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Instagram videon e plotë nga performanca e Parashqevisë.
“Vetëm dy ditë pasi u rikthye mes nesh! Pa kënduar për 20 vjet! Pa filtra! Pa muzikë!”, ka shkruar ai krahas videos.