BallinaLifestyleAkuzat ndaj Herion Mustafarajt, mbesa e Parashqevi Simakut: Jemi të tromaksur nga...

Akuzat ndaj Herion Mustafarajt, mbesa e Parashqevi Simakut: Jemi të tromaksur nga veprimet e tij, halla është…

spot_img

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, ajo tregon përballjen me aktorin, duke thënë se ai u fut pa leje në dhomën e hotelit dhe duke e tromaksur atë dhe vëllain e saj,d uke shtuar gjithashtu se i shkaktoi krizë Simakut kur i foli për të birin.

“Më duket e pabesueshme dhe e palogjikshme, kur halla është e dobët, që dikush të ndërhyjë pa takt, pa qenë i ftuar, pa qenë i thirrur në një tavolinë. Nga ajo që më tha vëllai im, ditën e parë që e kam takuar hallën, kam qenë me zonjën Elvira, që e falënderoj për çdo përkujdesje ndaj hallës. Kam qenë duke ngrënë mëngjesin dhe vëllai im pa që zoti Mustafaraj ishte ulur në tavolinë pa pyetur dhe kishte nisur bisedimin me hallën. Zonja Elvira i kishte thënë që duhej të largohej. Në darkë i kishte rënë derës te dhoma e hallës në hotel, vëllai im e pa te syri magjik dhe nuk e hapi derën. Më duket absurde se si një njeri të futet pa leje…

Ai punon te ky hotel dhe të gjithë që punojnë aty kanë një ‘badge’ që hap çdo derë. Kishte hapur derën e dhomës dhe vëllai im ishte tromaksur dhe Mustafaraj kishte folur direkt me hallën. Babi im mori në telefon dhe dëgjoi zhurmën. Ai foli me babin dhe i kishte thënë të largohej. Vëllai im kishte marrë z. Ilirjani në telefon, i cili kishte kontaktuar me Mustafarajin.

Para 2-3 ditësh, takimi i tretë, që kjo shtoi atë pikën që ka bërë situatën kritike, sepse e dimë që halla në këto momente është e dobët, çdo gjë duhet t’ia themi me kujdes dhe çfarë impakti do ketë në jetën e saj. Te bari i hotelit, Mustafaraj i ishte bashkuar tavolinës dhe i kishte thënë: ‘Mos ki merak se do e takosh burrin dhe djalin’. Kjo gjë i solli hallës një krizë. Në këto situata ajo i beson njerëzve. Është e vërtet që halla do e takojë Lukën dhe Robertin në fillim të janarit, kjo falë zotit Ilirjani. Mustafaraj nuk ka asnjë lloj kontakti”, u shpreh mbesa e Parashqevi Simakut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular