Nga Albana Koçiu
Tashmë, në Tiranë janë Qendra Shëndetësore që ofrojnë shërbim 24/7 për urgjencat pediatrike, për të lehtësuar fluksin në urgjencën e Spitalit Pediatrik pranë QSUNT dhe për të reduktuar kohën e pritjes, veçanërisht gjatë fundjavës dhe orëve të natës, duke garantuar kujdes cilësor dhe të shpejtë për fëmijët.
Qendra Shëndetësore nr. 1 – Tefta Tashko
Qendra Shëndetësore nr. 4 – Siri Kodra
janë dy qendra të reja që iu bashkohen qendrave ekzistuese:
Qendra Shëndetësore nr. 10 – Oxhaku
Qendra Shëndetësore nr. 8 – Sheshi Wilson
Qendra Shëndetësore nr. 7 – Laprakë
Qendra Shëndetësore nr. 6 – Kombinat
Me ekipe të dedikuara mjekësh dhe infermierësh, qëllimi ynë është të ofrojmë kujdes të pandërprerë për fëmijët tuaj, duke e vendosur shëndetin e tyre si prioritet absolut.