Afro 15 mijë ish-pronarë do të përfitojnë nga kompensimi i pronave. Ka qënë vetë ministri i drejtësisë Ulsi Manja, i cili në një konferencë për mediat tha se pas një përiudhë shumë të gjatë pritje këta qytetarë do të marrin 30 mln euro kompesim, para që janë disbursuar nga qeveria.
Pjesa më e madhe e dosjeve që përfitojnë këtë masë janë të përzgjedhura nga viti 2010 deri në vitin 2024 dhe përfshijnë ata që kanë patur pasuri të zëna nga ndërtimet publike ose ndërtimet informale.
“Sot, starton ky proces i cili do të finalizohet deri të enjten dhe secili nga 15 mijë individët do të ketë masën e kompensimit në vlerë sipas asaj që është përllogaritur nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Në këto 5200 dosje që përfitojnë këtë masë kompensimi është ndjekur në rend kronologjik nga viti 2010-2024. Jo të gjithë subjektet ndër vite që kanë aplikuar dhe kanë marrë masën 70% përfitojnë nga ky kompensim, se një pjesë e dosjeve vërtetë kanë marrë 70%, por kanë pasur mangësi në dokumentacion, mos depozitimi në kohë i dëshmive të trashëgimisë”, tha Ulsi Manja, ministër i drejtësisë.
Manja tha se pjesë e kësaj skeme janë edhe komunitetet fetare.
Nga Agjensia e Trajtimit të Pronave gjatë këtyre viteve janë kompensuar 869 subjekte në një vlerë prej 84 mln euro. Ndëkohë janë dhënë edhe 763 hektarë tokë kompensim fizik, ndërsa në pritje janë afro 20 mijë vendime të tjera.