Një i moshuar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ura e Bahçallëkut në Shkodër.
Kanë qenë forcat e policisë, të cilat gjatë patrullimit kanë parë se një person është hedhur nga ura. Menjëherë policia ka marrë një varkë dhe është futur, duke bërë të mundur nxjerrjen me shenja jetë të 83-vjeçarit.
Ende nuk dihen shkaqet që e shtynë të moshuarin të shkonte drejt aktit ekstrem, por mësohet se ai është transportuar me autoambulancë në spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.
Njoftimi i policisë
U hodh në lumin Drin për t’u vetëmbytur, reagimi dhe ndërhyrja në kohë e Patrullës së Përgjithshme bëri të mundur nxjerrjen me shenja jete të 83 vjeçarit nga ujërat e lumit Drin.
Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë patrullimit në territor, kur ka parë se një shtetas është hedhur nga ura e Bahçallëkut në ujërat e lumit Drin, menjëherë kanë marrë një varkë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e 83 vjeçarit me shenja jetë nga ujërat e lumit Drin.
Shtetasi L. P, 83 vjeç, është transportuar me autoambulancë në spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.