BallinaLifestyleE vërteta e FOTOS së Parashqevi Simakut në pritje të takimit të...

E vërteta e FOTOS së Parashqevi Simakut në pritje të takimit të shumëpritur me djalin, që trazoi rrjetin!

spot_img

Pas 15 vitesh ndarje, këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku do të ribashkohet me djalin e saj, Luka. Ky takim emocionues do të mundësohet nga biznesmeni Elton Ilirjani, i cili ka qenë një mbështetës i madh i Simakut gjatë kësaj periudhe.

Fotoja e shpërndarë sot në rrjet e Parashqevisë me disa nga miqtë e saj krijoi përshtypjen se ajo kishte takuar djalin. Por bëhet e ditur se ajo nuk është takuar ende me djalin e saj dhe djali në foto është një prej dashamirësve të shumtë.

Disa foto të shpërndara në rrjete sociale kanë trazuar njerëzit ku të gjithë kanë menduar se djali në foto është Luke djali i Parashqevisë.

E vërteta e FOTOS së Parashqevi Simakut në pritje të

Por, mësohet se ai është Kelvi Kadilli një ish prezantues shqiptar që tani jeton në USA. Ditën e djeshme Eltoni ishte shprehur se na presin edhe 44 orë nga takimi që do të ndodh më datë 3 janar.

Në një postim në rrjetet sociale, Ilirjani shprehu gëzimin për këtë ribashkim, duke e quajtur atë një histori shprese dhe dashurie për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai theksoi se dashuria triumfon dhe se kurrë nuk duhet të dorëzohemi.

“Gëzuar 2025! Kjo flutur me emrin Parashqevi erdhi në jetën time me magjinë e saj! Erdhi dhe kishte një kërkesë: Të takojë djalin e saj pas 15 vitesh! Edhe 44 orë na ndajnë nga takimi me Lukën! Padurim, ankth, kapriço prej Dive, izolim në dhomë, deri sa të bëhet fakt për fluturën tonë! E kuptueshme! Për Shqipërinë dhe shqiptarët kjo Parashqevi Flutur është histori shprese dhe dashurie! Është mesazh që ne asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi dhe se dashuria triumfon!”, – shkruan Ilirjani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular