BallinaUncategorizedEMRI-FOTO/ Festat që u kthyen në tragjedi, kush ishte 24-vjeçarja greke që...

EMRI-FOTO/ Festat që u kthyen në tragjedi, kush ishte 24-vjeçarja greke që humbi jetën në aksident

spot_img

Të tjera detaje janë zbuluar nga aksidenti i rëndë që ndodhi të mërkurën në fshatin Zëmblak në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa dyshohet se të dy mjetet kanë qenë me shpejtësi tejet normave të lejuara.

Dyshohet se njëri nga drejtuesit e makinave ka bërë manovër të gabuar. Ai ka thënë në polici se ka devijuar, pasi i ka dalë përpara një kafshë dhe nuk donte ta godiste.

Kjo manovër ka rezultuar fatale, pasi është përplasur “kokë më kokë” me një Mercedes Benz. Përplasja ka qenë tepër e fortë, duke sjellë vdekjen në vend të 24-vjeçares shqiptare me pasaportë greke Zoi Ksila, e cila ka qenë pasagjere në makinën Peugeot.

Ajo mësohet se jetonte me partnerin në Selanik dhe kishte ardhur në Shqipëri për festat e fundvitit. Trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Policia, ndërkaq do vijojë hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular