Gjatë festimeve të natës së ndërrimit të viteve, janë paraqitur në spital për mjekim dyshohet të dëmtuar nga lëndët piroteknike 16 shtetas, ndërsa shtetasi K.R, 20 vjeç, është dëmtuar lehtë në këmbë në oborrin e banesës,në rrugën “Selaudin Zorba” dyshohet nga rënia e lirë e një plumbi.
Të lënduarit nga lëndët piroteknike pas marrjes së mjekimit janë larguar për në banesë, njofton policia.
Gjatë natës së ndërrimit të viteve në terren ishte edhe kryepolici Ilir Proda, i cili inspektoi punonjësit e Policisë në detyrë.
Proda pa nga afër zbatimin në terren të masave të marra. Gjatë vizitës, ai ka falënderuar dhe uruar punonjësit për angazhimin dhe sakrificën e tyre, duke theksuar se “bukuria e misionit tonë qëndron në sakrificën njerëzore për të mirën e qytetarëve.”