BallinaOP EDPD në epokën post-Berisha/nga Erl Kodra

PD në epokën post-Berisha/nga Erl Kodra

spot_img

nga Erl Kodra

Shumëkush e ka menduar këto vitet e fundit se Partia Demokratike mund t’ia dalë të reformohet duke u kthyer në një forcë politike që do t’i japë fund tranzicionit të stërgjatur në Shqipëri. Por realiteti në të cilin gjendemi nuk lë shumë hapësirë për të shpresuar, të paktën jo edhe kësaj here.

Ajo çfarë ndodhi me Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të vitit 2021 është një ndër skizmat më të neveritshme që mund të ndodhë me një forcë politike. Çfarë e bën më të shëmtuar këtë situatë nuk është fakti se në krye të saj është rikthyer Sali Berisha – tashmë me fuqi të plotë juridike – por se ajo ka humbur përfundimisht moralin politik. Është trishtuese se si figura të rëndësishme politike bjerrën në harkun kohor të tre viteve në sytë e elektoratit. Ndonjëri prej tyre – ata që do të jenë në tridhjetshen e parë të listës së PD – do të mbijetojë edhe kësaj rradhe, por karriera e tyre politike ka marrë fund njëherë e përgjithmon.

Çfarë do të bëjnë ata kur Sali Berisha të mos jetë më në krye të Partisë Demokratike? Sepse në çdo skenar të mundshëm, Berisha nuk do të jetë në krye të PD pas 4 viteve; më e pakta largimi do të ndodh për shkak të moshës. Ku do të mbështeten “akrobatët” e PD kur Berisha të largohet realisht nga politika?! Tek Flamur Noka, apo Edi Paloka?! Sepse ata që votojnë sot Partinë Demokratike në fakt votojnë Sali Berishën. Gjithë të tjerët – çdonjëri prej tyre – është figurant i parëndësishëm, që nuk ka asnjë shans mbijetese kur të largohet Berisha. Ata do të kishin vlerë si kundërshtarë të Berishës, por jo si dishepuj të tij. Ata tashmë janë të vdekur politikisht.

Ajo çfarë duhej të ndodhte me atë që ndodhi realisht janë shumë larg, prandaj është e kotë të përpiqemi të gjejmë zgjidhje, sepse zgjidhje nuk ka. Mbetet vetëm të presim edhe 4 vite të tjera me Edi Ramën Kryeministër. Mbetet gjithashtu të shpresojmë se PD do ta kuptojë (pas Zgjedhjeve të 11 Majit) se duhet të mendojë seriozisht reformimin, përndryshe, edhe militantët më të thekur do t’i braktisin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular