Pas një pritjeje të gjatë, Parashqevi Simaku ka realizuar ëndrrën e saj më të madhe këtë të premte, duke u takuar me djalin e saj, Luke.
Biznesmeni Elton Ilirjani ndau në rrjetet sociale fotot emocionuese të takimit, ku ikona e muzikës shqiptare shihet përqafuar dhe puthur me djalin e saj, një moment që ajo e ka pritur për vite me radhë.
Sipas Ilirjanit, takimi ndodhi në prani të ish-bashkëshortit të saj, Robert Nolfe, duke e bërë këtë çast edhe më të veçantë.