Kryebashkiaku i Kamëz uron Qytetarët permes nje videomesazhi: Gëzuar Vitin e Ri 2025! Shëndet, paqe, lumturi dhe suksese për ju dhe familjet tuaja. Përmes një video të bërë publike në rrjetin social Facebook, zoti Suli e konsideron 2024 një vit të suksesshëm, për mbjelljen e mbi 43 mijë pemëve dhe pedalonale 5. 1 km dhe parkimi tek dy anët tek liqeni i Paskuqanit. Zoti Suli flet për ndërtimin e mbi 40 objekteve arsimoreve dhe kopshteve e shkollave ku fal këtij investimi mundësohet për 20 mijë nxënës mësim standarde europiane fal ambienteve. Zoti Suli flet për mbështetje për 600 nxënës ekslentë nga klasa 6-9 me 270 dollarë si dhe nga klasa e 10-12 me 450 usd . Kryebashkaiku i Kamëz flet për 195 km rrugë të ndërtuara dhe aktualisht me mbulim të 95% të territorit të Kamëz me ujësjellës-kanalizime. Zoti Suli flet për një të vërtet; për mospërmbytjen e Kamëz nga viti 2020 si dhe nuk harron të konstatoj as ndërtimin e pedonales së Bathores si dhe premton që së shpejti kjo do të ndodh edhe në Fruti-Kulturë.
Në këtë urim Rakip Suli nuk harron të flas dhe garantoj vazhdimin e mbështetjes së familjeve duke qenë prioritet absolut i tij që nga dita e parë. Në përfundim të urimit z.Suli vjen dhe me premtime për vitin 2025 mjaft domethënëse dhe të rëndësishme për qytetarët investimet e reja me Amfiteatrin Veror dhe ambientet sportive tek Parku i Liqenit që do të përfundojë në maj 2025, sistemimi i familjeve 195 familjeve të prekura nga ndërtimi i Unazës së Tiranës etj. Zoti Suli premton këtë vit nisjen për ndërtimin e stadiumit të ri në Valias. Një tjetër sfidë e z.Suli është dhe investimi për Qendrën e Re të bashkisë Kamëz, ku më në fund qyteti do të ketë një qendër më parkim nëntokësor dhe 13 mijë metra katror hapësirë në shërbim të qytetarëve. Kemi mbyllur me sukses procesin e ndërtimit në zonën e rindërtimit të Valiasit të vjetër me 270 apartamente çerdhe kopshte dhe shkolla dhe rehabilitimin e gjithë zonës. Nëse deri më sot kemi ndërtuar dhe rikonstruktuar 195 km rrugë vetëm për 2025 kemi planifikuar ndërtimin e 90 km rrugë premton z.Suli. Kryebashiaku Suli falënderoj përzemërsisht qytetaret për mbështetjen e dhënë dhe iu uron Gëzuar Vitin e Ri 2025.
Viti i Ri/Urimi i kryebashkiakut të Kamëz! Rakip Suli bën bilancin e 2024, sjell lajme për 2025
RELATED ARTICLES