Dekorata më e lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i ndahet ish-sekretares së Shtetit, Hillary Clinton.
Presidenti Joe Biden do të vlerësojë 19 personalitete në politikë, kulturë, art dhe sport.
Përveç Clintonit, Medalja Presidenciale e Lirisë do ti jepet edhe futbollistit Lionel Messi, frontmenit të grupit U2, Bono, dhe filantropit George Soros.
Vendimi për t’i ndarë dekoratë Clintonit është vazhdimësi e lidhjes familjare mes Bidenëve dhe Clintonëve.
Biden ishte vlerësuar me një çmim nga Clinton Global Citizen Aëard vitin e shkuar në New York. Pasi kishte pranuar këtë çmim, Biden e kishte falënderuar ish-sekretaren e Shtetit “për mënyrën se si i ka ndihmuar dhe mënyrën se si ka folur për të”.
“Nuk mund ta them, por mund ta pyesësh Jillin (gruan). Unë, gjithsesi, të dua”, pati thënë Biden në atë kohë.