BallinaBotaKancelari i Austrisë, Karl Nehammer njofton dorëheqjen, largohet edhe nga drejtim i...

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer njofton dorëheqjen, largohet edhe nga drejtim i partisë! Ja arsyeja

spot_img

Kancelari austriak Karl Nehammer thotë se do të japë dorëheqjen në ditët në vijim pasi bisedimet për formimin e qeverisë së re dështuan.

Sipas tij negociatat për koalicion mes partisë që drejton, Partia Popullore e Austrisë (OVP) dhe asaj Social Demokrate të Austrisë (SPO) përfundimisht kanë dështuar.

“Unë do të largohem si kancelar dhe si udhëheqës i Partisë Popullore (konservatore) në ditët në vijim dhe do të mundësoj një tranzicion të rregullt,” tha Nehammer në një video mesazh në X.

“Ne kemi bërë të gjitha përpjekjet deri më tani, por një marrëveshje për çështjet kryesore nuk ishte e mundur. Në rrethana të tilla, nuk ka kuptim të vazhdohet për hir të së ardhmes pozitive të Austrisë”, tha Nehammer.

Nga ana e SPO-së thonë se i kanë zgjatur dorën e bashkëpunimit deri në momentin e fundit, por se OVP-ja nuk ka treguar gatishmëri për kompromis. Pikat kryesore të mosmarrëveshjes lidheshin me ribalancimin e buxhetit, me insistimin e SPO për taksat e pronës dhe trashëgimisë, të cilat OVP-ja i hodhi poshtë kategorikisht.

Presidenti austriak Alexander Van der Bellen, një ish-udhëheqës i të Gjelbërve, i ngarkoi Nehammer-it të formonte një qeveri. Tani që Nehammer po largohet, dy opsionet më të mundshme janë ose që euroskeptiku Herbert Kickl të ngarkohet me formimin e një qeverie ose të thirren zgjedhje të parakohshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular