Bournemouth ka mposhtur me rezultatin 1-0 Evertonin. Sfida e Premier Ligë pa Armando Brojën të largohej i dëmtuar në minutën e 32-të.
Një ditë krejtësisht për t’u harruar për Evertonin. Broja niste ndeshjen e dytë si titullar, ndërsa fati nuk ishte me të.
Ishte minuta e 19-të, kur pati nevojë për ndihmën e stafit mjekësor pasi nuk goditi si duhet një top. Rreth 12 minuta më vonë u shtri në fushë, ndërsa kishte të pamundur vazhdimin e lojës.
Bruks ishte ai që me golin e tij në minutën e 77-të i dha 3 pikë skuadrës së tij në shtëpi. Pas 20 javësh, Bornmëth renditet i shtati, ndërsa Evertoni mban vendin e 16-të.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
Bournemouth 1-0 Everton
77′ Bruks
Goli i Bruks. (VIDEO)
32′ Broja largohet nga fusha i dëmtuar. (VIDEO)
19′ Broja shkakton panik, pasi dëmtohet në zonë. Sulmuesi i Kombëtares rikthehet në fushë pasi merr ndihmën e stafit mjekësor. (VIDEO)