Armando Broja e ka nisur vitin 2025 në mënyrën më të keqe. Sulmuesi i Kombëtares është larguar nga fusha i dëmtuar gjatë ndeshjes së Everton në transfertën e Bournemouth.
Fillimisht ishte minuta e 19-të kur nuk goditi si duhet topin në zonë. Pikërisht aty kishte nevojë për ndihmën e stafit mjekësor.
Kur u duk se mund të vazhdonte lojën normalisht, asgjë nuk shkoi si duhet. Kjo pasi në minutën e 32-të, Broja u shtri në fushë për t’u larguar më pas duke çaluar.
Kështu trajneri Shon Dajç e zëvendësoi me Kalvert-Levin. Kjo ishte ndeshja e dytë radhazi si titullar për Brojën, pikërisht në javën e 20-të të Premier Ligë. Tashmë mbetet për t’u parë shkalla e dëmtimit.