Nga Bahri Cani Gazetar i DW
Gjermanët edhe 23 vjet pas futjes së Euros janë duke mbajtur miliarda Marka në shtëpitë e tyre. Edhe unë jam duke ruajtur 200 Marka, ku i dihet. Në fakt për mua, sikur edhe për shumicën e ghermanëve mëshumë është çështje emocionale… Sidoqoftë, sipas Bankës Qendrore Gjermane, Bundesbank, vetëm gjatë vitit 2024 janë këmbyer rreth 53 milionë Marka gjermane [rreth 27.2 milionë euro]. Gjermania akoma lejon këmbimin e monedhave të mëparshme (Deutsche Mark), e këtë e lejojnë edhe Austria, Irlanda, Estonia, Letonia dhe Lituania. Valuta Euro ka hyrë në fuqi zyrtarisht më 1 janar të vitit 2002 edhe në Gjermani. Por Bundesbank vlerëson se tek popullata akoma janë Marka në vlerë prej mbi 6 miliardë Euro, që i bie më shumë se 12 miliardë Marka.