BallinaKronikeEMRI/Plagosje me armë zjarri në Fier, policia në kërkim të autorit 

EMRI/Plagosje me armë zjarri në Fier, policia në kërkim të autorit 

spot_img

Pas plagosjes me armë zjarri të një 40-vjeçari në Fier policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, i identifikuar si Kejdi Beqaj.

40-vjeçari mësohet se është në proces divorci me bashkëshorten e tij, ndërsa autori dyshohet se është i dashuri i gruas së të plagosurit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier rreth orës 21:00, kanë marrë njoftim se në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi”, një shtetas ka plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifkimin e autorit të dyshuar, shtetasin M. B., banues në Cakran dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Shtetasi M. B. në rrethana ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri shtetasin G. H., 40 vjeç, banues në Fier. 40-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular