Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos është përkeqësuar, thuhet në njoftimin zyrtar të spitalit “Evangelismos” në Greqi ku Janullatos është shtruar për të marrë ndihmë mjekësore.
“Situata aktuale e Kryepeshkopit të Shqipërisë z. Anastasi vlerësohet si kritike nga mjekët që po e ndjekin ”, thuhet në njoftimin mjekësor nga spitalit Evangelismos.
Kryepeshkopi 95-vjeçar po monitorohet nga nga ekipi mjekësor i spitalit, nën drejtimin e profesores së Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou.
![Screenshot 2025-01-05 193105](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2025/01/Screenshot-2025-01-05-193105.jpg)
Kujtojmë se Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas u shtrua në një spital të Tiranës për shkak të një viroze më 30 dhjetor.
Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më 3 janar Janullatos u transferua në Athinë.