Ministrja kundër korrupsionit në Britaninë e Madhe, Tulip Siddiq ishte nën presion për të dhënë dorëheqjen mbrëmë pasi u zbulua se ajo kishte gënjyer për marrjen e një apartamenti në Londër si dhuratë.
The Mail on Sunday e ka pyetur vazhdimisht zonjën Siddiq nëse asaj i është dhënë apartamenti me dy dhoma gjumi, tani me vlerë 700,000 £, më parë në pronësi të një ndërtuesi pronash të lidhur me tezen e saj diktatore nga Bangladeshi.
Ajo ka mohuar se ishte një dhuratë, përkundrazi ka insistuar se prindërit e saj ia kishin blerë atë. Ajo kërcënoi edhe MSH-në me veprime ligjore.
Burimet laburiste kanë konfirmuar se apartamenti iu dha asaj si një “akt mirënjohjeje”.
42-vjeçarja roli i së cilës është të ulë korrupsionin në sektorin financiar të Britanisë, është nën hetim në vendlindjen e saj, Bangladesh, ku ajo dhe katër anëtarë të familjes akuzohen për përvetësim të 3.9 miliardë paundëve nga një termocentral bërthamor, sipas Daily Mail.
Mbrëmë, deputetët konservatorë kërkuan që ajo të tërhiqej nga posti i ministres së Thesarit nëse ajo nuk shpjegon situatën.
Bob Blackman, deputeti konservator tha: Zonja Siddiq duhet të sqarojë pozicionin në lidhje me pronën. Nëse nuk e bën, pozita e saj si ministre është e paqëndrueshme.
Deputeti Matt Vickers shtoi: Akuzat e kësaj natyre kundër çdo anëtari të qeverisë janë të papranueshme, por janë edhe më të diskutueshme kur ministri është ministri anti-korrupsion i Starmer”.
Ndërsa Ben Obese-Jecty, deputeti konservator tha: Ky informacion i ri për Tulip Siddiq është shqetësues.
“Tani që është treguar se apartamenti i është dhënë asaj dhe nuk është blerë nga ajo siç pretendohej më parë, Tulip Siddiq ka pyetje të tjera për t’u përgjigjur.”