BallinaKryesoreShpërthimi i virusit HMPV në Kinë, mjeku tregon se cilat janë simptomat:...

Shpërthimi i virusit HMPV në Kinë, mjeku tregon se cilat janë simptomat: Nuk ka asnjë lidhje me…

spot_img

Mjeku Ardian Jorgji, foli sot në studion e News 24 lidhur me shpërthimin e virusit HMPV (Human Metapneumovirus) në Kinë.

Mjeku tha se simptomat e këtij virusi janë të ngjashme me ato të një ftohjeje, bllokim hundësh, temperaturë kollë dhe deri në probleme me frymëmarrjen në rastet me të rënduara.

Ai tha se ky virus është zbuluar për herë të parë në vititn 2001 dhe se deri më tani nuk ka asnjë të dhënë shkencore që ta lidhë këtë virus me Covid 19.

Mjeku: Për të qenë korrekt asgjë nuk është e vërtetuar. Ka pasur gjetje për sa i përket këtij virusi. Këtu bëj një parentezë është virus që është zbuluar në 2001 dhe shqetësimet që shkaktojnë i ngjasojnë një të ftohure të thjesht. Hundë të zëna, temperaturë, kollë, me ecurnë e mëtejeshme jo të mirë deri në vështirësi në frymëmarjje.

Nëse arrihet të vërtetohet se bëhet fjalë për të njëjtin virus do flasim për mutacione, forma të reja. Jo për këtë virus siç ai ka qenë dhe siç e njohim. Akoma nuk ka asgjë të vërtetuar që do të thotë se tërë kjo situatë i detyrohet këtij virusi. Nësi i referohemi të dhënave zyrtare ata referojën për 30% e pacientëve me analiza të përcaktuara i detyrohen situatës së gripit.

Të dhënat më tepër janë të supozuara nuk është bërë ansjë lidhje direkte ndërmjet kësaj situate të rënduar dhe këtij virusi.

Për shkak se Kina ishte epiqendra e shfaqjes së Covid-19, krijohet automatikisht një lidhje nga ana psikologjike dhe emocionale, e cila shpesh ushqen teori konspirative. Megjithatë, zyrtarët në Kinë e cilësojnë situatën e rënduar në spitale si rezultat i gripit sezonal.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular