Policia e Shkodrës ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Dragoç, ku është ekzekutuar me armë zjarri 33-vjeçari Ramazan Mataj.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15 të ditës së sotme, 5 janar, në rrugë.
Persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të automjetit tip Benz, të 33-vjeçarit Mataj, i cili ka humbur jetën në vend.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbime të shumta të Policisë, përfshirë Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Njësinë e Policisë së Shkodrës.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.