BallinaEkonomi4 tarifa për aksin Thumanë - Kashar. Përllogaritja sipas kategorisë së automjetit....

4 tarifa për aksin Thumanë – Kashar. Përllogaritja sipas kategorisë së automjetit. Pagesa nis nga 1.8 euro…

spot_img

4 janari shënoi nisjen e aplikimit të tarifës për kalimin në aksin rrugor Thumanë – Kashar. Njoftimi nga kompania koncesionare u bë në mesin e muajit dhjetor, bazuar në kontratën e miratuar nga qeveria në maj të vitit 2022.

Referuar dokumentit për kalimin në këtë rrugë do të aplikohen 4 nivele tarifash, në varësi të llojit të automjetetit, e rrumbullakosur në një shifër pa presje dhjetore. Pagesa mund të bëhet në monedhën euro ose lekë. Tarifa në lekë do të jetë shuma e llogaritur me kursin zyrtar të këmbit të Bankës së Shqipërisë në datën e fillimit të operimit.

Sipas kontratës, shoqëria koncesionare do të zbatojë tarifën 2.1 euro, pa TVSH për automjet ose 2.5 euro, me TVSH, e përshtatur sipas rastit në varësi të klasifikimit të automjetit.

Klasifikimi i parë përfshin triçiklat, për të cilët do aplikohet koeficienti 0.7. Kjo do të thotë se tarifa për këtë kategori mjetesh shkon në 1.8 euro, me TVSH. Kategoria e dytë janë autoveturat për të cilat do aplikohet tarifa bazë prej 2.5 euro, me TVSH. Në kategorinë e tretë përfshihen kamionët, autobusët dhe automjetet të tjera me më pak se 4 akse për të cilët aplikohet koeficienti 2.5. Kjo do të thotë se tarifa për këtë kategori mjetesh shkon në 6.3 euro, me TVSH. Ndërkohë që, kategoria e fundit përfshin kamionët apo automjetet e tjerë me 4 ose më shumë akse, për të cilët parashikohet koeficienti 3.5, duke arritur në një tarifë prej 8.8 euro, me TVSH.

Autostrada Thumanë – Kashar ka një gjatësi prej 21 kilometrash.

Tarifat për kalimin në segmentin Thumanë – Kashar, sipas kategorisë së automjetit

1. Triçikël me cilindrat më të madh se 250 cc               

Koeficienti 0.7

0.7 x 2.5 = 1.75 euro (e rrumbullakosur në 1.8 euro) 

2. Automjete të lehta (me ose pa rimorkio dhe lartësi deri në 2.20 m)

Koeficienti 1

1 x 2.5 = 2.5 euro

3. Kamionë, autobusë dhe automjete të tjera me më pak se 4 akse (automjete me ose pa rimorkio me dy ose tre akse dhe lartësi mbi 2.20 m)

Koeficienti 2.5

2.5 x 2.5 = 6.25 euro (e rrumbullakosur në 6.3 euro)

4. Kamionë dhe automjete të tjera me 4 ose më shumë akse (automjete me ose pa rimorkio dhe me katër ose më shumë akse dhe lartësi mbi 2.20 m)

Koeficienti 3.5

3.5 x 2.5 = 8.75 euro (e rrumbullakosur në 8.8 euro) 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular