Territori Shqiptar vijon të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të vendit.
Më të theksuara vranësirat do të jenën në zonat malore Lindore
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të ketë shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit ku më të dendura do të jenë në zonat veriore. Ndërkohë, gjatë natës pritet shtim i vranësirave në të gjithë zonën malore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje me 2 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi përmanent veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.