BallinaAktualitetBerisha sot në SPAK, paralelisht GJKKO do vendosë nëse do kalojë për...

Berisha sot në SPAK, paralelisht GJKKO do vendosë nëse do kalojë për gjykim dosja “Partizani”. Militantët protestë para Prokurorisë së Posaçme

spot_img

Ish-kryeministri Sali Berisha i vënë nën hetim për privatizimin e kompleksit “Partizani” do të paraqitet sot në SPAK. Ky ishte vendimi i Apelit të GJKKO i marrë nga gjyqtari i posaçëm Engert Pëllumbi të premten i cili vendosi detyrim paraqitje për kreun e PD.

Berisha do të paraqitet në policinë gjyqësore të hënën e parë dhe të fundit të çdo muaji.

Dy prokurorët, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai kundërshtuan nxjerrjen nga izolimi të liderit demokrat në Gjykatën e Apelit. SPAK kërkoi rikthimin e Berishës në masën e arrestit të shtëpisë, masë nga e cila ai doli në 27 nëntor 2024 me vendim të GJKKO.

Por e sotmja do të jetë një ditë e ngarkuar për Sali Berishën. Paralelisht me paraqitjen në SPAK, kryetari i PD do të presë vendimin e rëndësishëm, atë të vetë fatit të dosjes “Partizani” nëse do t’i nënshtrohet apo jo gjykimit.

Vendimi do të merret nga gjyqtarja Flojera Davidhi e cila e nxori kreun e PD nga arresti shtëpiak pas 333 ditëve.

Ndërkohë, PD ka thirrur mbështetësit në protestë para SPAK në momentin kur Berisha do paraqitet para oficerëve të Policisë Gjyqësore. PD si organizatore e protestës akuzon Prokurorinë e Posaçme se po përndjek liderin e opozitës.

Si funksionar i lartë shtetëror që dyshohet se ka kryer korrupsion, Berisha është marrë i pandehur bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Ky i fundit, akuzohet edhe për pastrim parash.

I dyshuar, është edhe ndërtuesi, Fatmir Bektashi, që kreu punimet për 17 kullat në ish- kompleksin sportiv, Partizani dhe noterja, Andia Pustina.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular