Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar nga qelia e burgut pas njoftimit se do të pyetet nesër nga prokurorët e SPAK.
Përmes një postimi në Facebook, theksohet se Meta do të paraqitet për t’i pyetur ai prokurorët e posaçëm.
Kreu i PL përsërit se “organizata kriminale SPAK” firmosi rrëmbimin e paligjshëm dhe banditesk.
“Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t’u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk.
Padyshim që do jem atje për t’i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme”, thotë Meta.