Emigrantët që punojnë dhe jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar kanë tre herë më shumë gjasa se sa vendasit që të arrestohen për krime seksuale, shkruan prestigjozja The Telegraph në një artikull të publikuar sot.
Sipas analizës së medias britanike shtetasit e huaj u arrestuan pothuajse tre herë më shumë se britanikët në 10 muajt e parë të 2024-ës, me 23.9 arrestime për 1000 për emigrantët krahasuar me 12 për 1000 për britanikët.
Në listën e publikuar nga The Telegraph shqiptarët renditen të parët në listë, ata zënë vendin e parë në arrestime për vepra seksuale në Britani.
Pas shqiptarëve vijnë emigrantët afganë, irakianë, algjerianë dhe somalezë.
Sipas ONS, shtetasit e huaj përbëjnë 5.5 milionë të popullsisë në Britani, ndërsa popullsia britanike është 53.5 milionë.
Ndërsa të huajt përbëjnë 9% të popullsisë, ata përbëjnë 16.1% të numrit të përgjithshëm të arrestimeve, sipas shifrave, të publikuara sipas ligjeve për Lirinë e Informacionit (FOI).
Analiza vjen mes pretendimeve për një “mbulim institucional” mbi publikimin e shkallës së krimit të migrantëve.
Ndërkohë, kërkesat po rriten për një hetim publik në lidhje me skandalet e veprave seksuale, ku dyshohet se fshihen përkatësi të ndryshme etnike.
Deputetët konservatorë kanë kërkuar nga qeveritë konservatore të publikojnë të dhëna, siç bëhet në Danimarkë dhe disa shtete të SHBA-së, që do të mundësohet përpilimi i tabelave.