BallinaBotaStuhia e dëborës në SHBA, disa shtete shpallin gjendje të jashtëzakonshme! Mijëra...

Stuhia e dëborës në SHBA, disa shtete shpallin gjendje të jashtëzakonshme! Mijëra fluturime të anuluara, rrugë të bllokuara dhe shkolla të mbyllura

spot_img

Në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pritet që të regjistrohen reshje të mëdha dëbore dhe temperatura të ftohta që vendi nuk i ka parë në 10 vitet e fundit.

Më shumë se 60 milionë qytetarë amerikanë janë ekspozuar ndaj stuhisë dimërore, raporton BBC.

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur deri më tani në shtatë shtete – Kansas, një nga zonat më të goditura, Misuri, Kentaki, Virxhinia, Virxhinia Perëndimore, Arkansas dhe pjesë të Nju Xhersit.

Mijëra fluturime janë vonuar ose anuluar, me shumë rrugë të bllokuara dhe shkolla të mbyllura si pasojë e stuhisë.

Stuhia pritet të përfshijë edhe kryeqytetin Uashington dhe rrethinat e tij. Shërbimi Kombëtar i Motit parashikoi nga 20 deri në 30 centimetra dëborë për zonën e Anapolisit, Maryland, me temperatura të mbetura nën zero gjatë gjithë fundjavës.

Në një deklaratë në rrjetin X, guvernatori i Virxhinias, Glenn Youngkin shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të premten në mbrëmje përpara stuhisë dhe i inkurajoi banorët të votojnë përpara zgjedhjeve speciale që mbahen për këtë shtet të martën.

Deklarata të ngjashme për gjendjen e emergjencës u bënë në Kansas, Kentaki, Mariland dhe në qytetet qendrore të Illinoisit.

“Është vërtet serioze”, tha meteorologu John Gordon në një konferencë shtypi në Louisville, Kentucky

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular