BallinaAktualitetVIDEO/Rama ndan pamjet e Unazës së Madhe - Kryeministri: Kjo është arteria...

VIDEO/Rama ndan pamjet e Unazës së Madhe – Kryeministri: Kjo është arteria kryesore për kryeqytetin

spot_img

Hapja për qarkullimin e Unazës së Madhe të Tiranës së fundmi ka qenë temë e ditës.

Kryeministri i vendit, Edi Rama këtë të shtunë ka ndarë pamjet e projektit infrastrukturor, I cili u hap për qarkullimin e mjeteve më 30 dhjetor të vitit që lamë pas.

“Mirëmëngjes dhe me Unazën e Madhe të Tiranës, një arterie kryesore e shumëpritur për kryeqytetin, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri në Facebook.

I konsideruar si një nga projektet më të rëndësishëm infrastrukturorë, 30 dhjetori shënoi përfundimin e Unazës së Madhe të Tiranës dhe hapjen për qarkullimin e automjeteve në gjithë segmentet e saj. 

Ndërtimi i kësaj unaze, që ndryshe quhet edhe unaza e pestë e Tiranës u planifikua që në planin rregullues të vitit 1989, ndërsa punimet në segmentet e parë nisën më shumë se një dekadë më parë. Gjatë kësaj periudhe disa segmente u hapën gradualisht për lëvizjen e mjeteve, por shumë të tjerë nuk ishin ndërtuar ende duke bërë që akset të mos ishin të bashkuar me njëri -tjetrin. Pas vitit 2019 nisën punimet në disa lote të ndryshme, për të shënuar përmbylljen e gjithë aksit kryesor në fund të vitit 2024.

Unaza e Madhe e Tiranës ka një gjatësi prej 28,77 kilometrash dhe është e ndarë në 4 segmente kryesore: Unaza veriore, me gjatësi 8.52 km, unaza perëndimore me gjatë 2.34, ajo jugore prej 8.04 km dhe unaza lindore me gjatë 9.87 km. Unaza e Madhe e Tiranës u financua me fonde të nga buxheti i shtetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular