Atentati i dështuar në Berat ndaj dy miqve, arrestohet një tjetër bashkëpunëtor i dy vëllezërve! Ja roli i tij

0
77

Policia ka vendosur në pranga një tjetër bashkëpunëtor të dy vëllezërve, Fatjon dhe Marko Maloku, që dyshohet se u bënë atentat dy shokëve Antonio Merkaj e Apostol Dhëmbi, ngjarje e ndodhur në lagjen “Donika Kastrioti” më 2 Janar.

Në pranga 32-vjeçari Ani Hoxha, i cili akuzohet se përkrahu autorët e ngjarjes. I riu dyshohet se në bashkëpunim me 46-vjeçarin, Erjol Dylmishi, lëvizën mjetin e autorëve nga Berati dhe e fshehën në Durrës.

Erjol Dylmishi u arrestua ditën e djeshme (6 janar) në pikën kufitare të Kakavijës në tentativë për t’u arratisur nga vendi, ndërsa dy vëllezërit janë ende në arrati.

“Ai dhe shtetasi E. D. (i ndaluar dje, në PKK Kakavije) dyshohet se kanë lëvizur nga Berati dhe kanë fshehur në Durrës, automjetin tip “Ford”, nga i cili dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, vëllezërit F. M. dhe M. M., në drejtim të shtetasve A. M. dhe A. Dh”, njoftoi policia.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë hetimet e thelluara rreth ngjarjes së datës 02.01.2025, në lagjen “Donika Kastrioti”. Si rezultat identifikohet dhe vihet në pranga një tjetër shtetas që përkrahu autorët e krimit.

Ditën e djeshme, u arrestua një 46-vjeçar që bashkëpunoi me 32-vjeçarin, për lëvizjen e automjetit, nga Berati, dhe fshehjen e tij në Durrës. Gjithashtu, u sekuestruan automjeti dhe arma e zjarrit që përdorën 2 vëllezërit e dyshuar për këtë ngjarje.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale, të kryera në drejtimin e prokurorit, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Berat vunë në pranga shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Durrës.

Ai dhe shtetasi E. D. (i ndaluar dje, në PKK Kakavije) dyshohet se kanë lëvizur nga Berati dhe kanë fshehur në Durrës, automjetin tip “Ford”, nga i cili dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, vëllezërit F. M. dhe M. M., në drejtim të shtetasve A. M. dhe A. Dh.

Vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasve F. M. dhe M. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.