Vetëdorëzohet në polici kreu i grupit kriminal, Kreshnik Farruku Budlla.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se Farruku është vetedorëzuar mbrëmë në oren 22:00 në policinë e Durrësit.Mësohet se Farruku është shoqëruar mbrëmë në polici nga avokati i tij mbrojtës.
Kreu i grupit kriminal, Kreshnik Farruku Budlla, kërkohet nga Italia me qëllim ekstradimin.
Ai kërkohet nga autoritetet e Italisë, pasi dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike.
Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar GJKKO deklaroi se konfiskoi 27 pasuri të dy personave, konkretisht Kreshnik Budllës dhe Erneo Farrukut, të cilat dyshohen se janë vendosur nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës.
Ndaj Kreshnik Budllës rezulton një urdhërarrest europian, i lëshuar nga Italia që nga viti 2018, për të njëjtën çështje që Policia spanjolle e kishte hetuar që nga viti 2007.