Gazeta prestigjioze britanike “The Times” ka publikuar një letër drejtuar editorit, ku një grup deputetësh dhe përfaqësuesish politikë nga vende të ndryshme, përfshirë Shqipërinë me nënshkrimin e Lulzim Bashës (si Raporter i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për rindërtimin e Ukrainës), bëjnë thirrje që asetet shtetërore të ngrira të Rusisë t’i kalohen Ukrainës.
Kjo nismë synon të mbulojë kostot e agresionit rus, të sigurojë Europën dhe të vendosë një standard të qartë llogaridhënieje në çështjet e agresionit ushtarak.
Autorët e letrës vënë në dukje se angazhimi me hua dhe ndihma emergjente mbetet një barrë për taksapaguesit perëndimorë, ndërsa vetëm përdorimi direkt i aseteve ruse do të garantonte që Rusia paguan për krimet e saj, duke parandaluar në të njëjtën kohë konflikte të ngjashme në të ardhmen.
Shkrimi i botuar
Letër: Jepini Ukrainës asetet e ngrira të Rusisë
Zotëri,
G7 duhet t’i transferojë Ukrainës të gjitha 300 miliardë dollarët e aseteve të ngrira të shtetit rus, për të frenuar agresionin e Rusisë, për të siguruar Europën dhe për të vendosur llogaridhënie. Huatë e mëparshme dhe financimet emergjente nuk mjaftojnë — ato mbeten barrë për taksapaguesit perëndimorë. Vetëm duke përdorur vetë asetet, do të sigurohet që Rusia të paguajë për krimet e saj. Kjo do të parandalojë konflikte të ardhshme duke dërguar një mesazh të qartë: agresorët duhet dhe do të paguajnë.
Të paktën 25 miliardë paund në rezerva të ngrira të bankës qendrore ruse mbahen në llogari në Britaninë e Madhe, shuma më e lartë e njohur jashtë BE-së. Një veprim vendimtar nga një shtet me peshë financiare dhe ligjore, si Britania, do të inkurajonte edhe vendet e tjera të ndjekin të njëjtin shembull. Ajo është në një pozicion të mirë për të udhëhequr këtë nismë. Ekonomia e luftës e Rusisë po shtrihet deri në limit. Marrja e aseteve të huaja të agresorit, pra, është vendimtare nga ana strategjike. Është e ligjshme. Nuk do të dëmtojë stabilitetin financiar. Pasditen e sotme, Dhoma e Komunave do të diskutojë një mocion që i kërkon qeverisë të shqyrtojë këtë hap. Ne, parlamentarët nga Mbretëria e Bashkuar dhe vende aleate, e nxisim qeverinë ta mbështesë.
Dr Mike Martin, deputet për Tunbridge Wells, anëtar i komisionit për mbrojtjen në Dhomën e Komunave dhe komisionit të përbashkët për strategjinë kombëtare të sigurisë, Liberal-Demokrat;
Alex Sobel, deputet për Leeds Central & Headingly, kryetar i grupit të miqësisë parlamentare për Ukrainën (APPG), Laburist;
Sir Iain Duncan Smith, deputet për Chingford & Woodford Green, kryetar i APPG për sanksionet Magnitsky dhe dëmshpërblimet, Konservator;
Profesor Stephen Gethins, deputet për Arbroath & Broughty Ferry, ish-anëtar i komisionit për punët e jashtme, Partia Kombëtare Skoceze;
Philip Brickell, deputet për Bolton West, anëtar i komisionit për punët e jashtme, Laburist;
Alistair Carmichael, deputet për Orkney & Shetland, kryetar i komisionit për mjedisin, ushqimin dhe punët rurale, Liberal-Demokrat;
Sir Julian Leëis, deputet, ish-kryetar i komisionit të mbrojtjes dhe komisionit të inteligjencës dhe sigurisë, Konservator;
James MacCleary, deputet për Lewes, zëdhënës për Europën, Liberal-Demokrat;
Helen Maguire, deputete për Epsom & Well, zëdhënëse për mbrojtjen, Liberal-Demokrat;
Calum Miller, deputet për Bicester & Woodstock dhe zëdhënës për punët e jashtme, Liberal-Demokrat;
Tim Roca, deputet për Macclesfield, Laburist;
Dr Neil Shastri-Hurst, deputet për Solihull West & Shirley, Konservator;
Sir John Whittingdale OBE, deputet për Maldon, anëtar i komisionit për punët e jashtme, Konservator;
Lord Banner KC, anëtar i përjetshëm i Dhomës së Lordëve, Konservator;
Lord Alton i Liverpool, anëtar i përjetshëm i Dhomës së Lordëve, i pavarur;
Heikki Autto, deputet, kryetar i komisionit për BE-në në Eduskunta (parlamenti finlandez);
Lulzim Basha, Shqipëri, Raporter për mbështetjen e rindërtimit të Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës;
Radoslaw Fogiel, deputet, zv/kryetar i komisionit për punët e jashtme, Sejm-i polak;
Ivars Ijabs, deputet i Parlamentit Europian, Letoni;
Michael Aastrup Jensen, deputet, kryetar i komisionit për politikat e jashtme, Folketinget danez;
Roderich Kieseëetter, deputet, zv/kryetar i komisionit të mbikëqyrjes së inteligjencës, Bundestagu gjerman;
Rihards Kols, deputet i Parlamentit Europian, Letoni;
Marko Mihkelson, deputet, kryetar i komisionit të punëve të jashtme, Riigikogu i Estonisë;
Zygimantas Pavilionis, deputet, zv/kryetar i komisionit për punët e jashtme, Seimas-i i Lituanisë.
Burimi: Shkëputur nga “Times letters”