Shtohet për 20% numri i dëbimeve nga Gjermania

0
54

Nga Bahri Cani gazetar i DW
Të huajt, parandalimi i migrimit ilegal dhe dëbimi i kriminelëve është bërë një prej temave më të rëndësishme në fushatën parazgjedhre të partive në Gjermani. Kandidati i CDU/CSU për kancelar Friedrich Merz (që ka sipas sondazheve më së shumti shansa të marrë këtë post) ka propozuar madje që t’u merret edhe nënshtetësia personave me dyshtetësi, nëse ata janë të përfshirë në krime të rënda. Kjo nuk mund të realizohet aq lehtë, por dëshmon se tonet tonet në këtë çështje po ashpërsohen. Por jo vetëm tonet, sepse nga Gjermania janë dëbuar së fundi më shumë njerëz se më parë. Në raportet e fundit thuhet se janë dëbuar rreth 18,400 pesona vitin e kaluar, që është dukshëm më shumë se në vitin 2023. Kjo shifra e dëbimeve prej rreth 18,400 është arritur nga janari deri në nëntor 2024, janë dëburar gati 18,400 njerëz, që është një rritje prej 20 për qind në krahasim me vitin e mëparshëm. Këto të dhëna i ka publikuar gazeta Bild, duke cituar një zëdhënës të qeverisë. Vetë kancelari Scholz ka bërë të ditur se gjatë vitit 2023, janë dëbuar 16,430 njerëz. Para pandemisë, në 2019 kishte rreth 22,000 deportime. Sipas mediave gjermane, vitin e kaluar në Gjermani ka pasur rreth 213,000 kërkesa për azil, që është një e vtreta më pak se në vitin 2023 (351,000).