Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Xhenova të Italisë, ku dy motra shqiptare kanë rënë nga kati i katërt i nje pallati.
Njëra prej tyre, 32-vjeçare ka vdekur, ndërsa e plagosur rende ka mbetur motra 36-vjeçare. E lënduara është dërguar në spitalin San Martino në Xhenova dhe ndodhet në gjendje shumë të rëndë.
Po vijojnë hetimet për të rindërtuar dinamikën e asaj që ka ndodhur.
Paraprakisht dyshohet të ishte një tentativë vetëvrasjeje e njërës prej dy grave dhe që motra tjetër u përpoq ta parandalonte, duke rënë gjithashtu pas saj nga pallati. Nje tjeter piste qe po hetohet eshte dhe mundesia qe ketë qenë një tentativë e dyfishtë per tentative vetëvrasje.
Dritarja nga e cila dyshohet se ranë dy motrat sipas mediave lokale eshte e vogël dhe ka pamje nga oborri i brendshëm i ndërtesës.
Viktima, sipas mediave italiane, kishte katër fëmijë, të cilët ndodheshin në shtëpi në momentin e tragjedisë. Më i vogli është disa muajsh, më i madhi është nëntë vjeç. Tani ato do t’i besohen babait, nga i cili 32-vjeçarja po ndahej.
Më 10 janar do të kishte një seancë gjyqësore për kujdestarinë e katër fëmijëve dhe duket se gruaja kishte frikë se ata do t’i besoheshin ish-bashkëshortit të saj, pavarësisht dënimit për keqtrajtim qe ky i fundit ishte marre nga drejtesia.
Sipas asaj që raportohet nga mediat lokale në Itali, gruaja që vdiq ne ngjarjen tragjike, kishte shkruar në rrjetet sociale shprehjen: “Zoti më pret”!