“Unë e shpëtova NATO-n”- Donald Trump: Danimarka duhet të heqë dorë nga Grenlanda! Ferri do të shpërthejë në Lindjen e Mesme nëse…

0
70

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump tha se ai “shpëtoi NATO-n” dhe bëri thirrje për 5% shpenzime për mbrojtjen nga vendet anëtare.

“Po të mos isha unë NATO nuk do të ekzistonte tani. Kam mbledhur nga vendet që nuk po paguanin faturat e tyre mbi 680 miliardë dollarë. Unë e shpëtova NATO-n, por NATO po përfiton prej nesh”, tha Trump.

Në një konferencë për mediat, Trump nuk përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake për të marrë kontrollin e Kanalit të Panamasë dhe të Grenlandës, pasi ai deklaroi se kontrolli i SHBA-së mbi të dyja ishte jetik për sigurinë kombëtare amerikane.

Presidenti i zgjedhur tha se “i gjithë ferri do të shpërthejë në Lindjen e Mesme” nëse pengjet nuk kthehen në kohën kur ai të kthehet në detyrë më 20 janar.

Ai komentoi edhe dorëheqjen e kryeministrisë të Kanadasë, ndërsa argumentoi se Kanadaja duhet të jetë shteti i 51-të i SHBA-së.

Trump argumentoi se Danimarka duhet të heqë dorë nga Grenlanda “për botën e lirë”.

“Ne kemi nevojë për Grenlandën për qëllime të sigurisë kombëtare, këtë më kanë thënë për një kohë të gjatë,” thotë ai. Njerëzit “nuk e dinë vërtet nëse Danimarka ka të drejtë ligjore” për Grenlandën, shton ai, por “nëse e dinë, ata duhet të heqin dorë nga ajo për botën e lirë”.