Armando Broja u huazua në fillimin e këtij sezoni tek Evertoni, por kjo nuk do të thotë se sulmuesi shqiptar ka gjetur qetësi. Kjo pasi emri i tij ka filluar të lakohet në merkato.
Lajmet e para vijnë nga Bergamo. Atalanta tregohet e fiksuar pas tre sulmuesve të Evertonit ku një prej tyre është Broja.
Dy të tjerët janë Beto dhe Kalvert-Levin. Ky i fundit është ai që ka marrë më tepër minuta dhe kontrata i përfundon në fund të sezonit.
Beto është preferuar gjithmonë si alternativë e dytë. Në anën tjetër Broja që është i huazuar nga Çelsi, ka fituar fituar së fundmi vendin e titullarit.
Klubi italian e ka ndjekur dhe më parë 23-vjeçarin shqiptar. Në rast se Everton nuk vendos ta mbajë, kontrata e tij te Çelsi vlen deri në vitin 2028.