Salianji apeloi dënimin në Gjykatën e Lartë/Hidhet shorti, ja kush caktohet relatori i çështjes

0
80

Ervin Salianji ka apeluar në Gjykatën e Lartë dënimin me 1 vit burg, të vendosur nga Gjykata e Apelit për Juridiksionin e Përgjithshëm.

Avokatët e Salianji kanë dorëzuar mbi 100 faqe argumente ligjore, duke kundërshtuar vendimin e shkallës së dytë, që e shpalli fajtor për kallëzim të rremë. Sipas tyre, dënimi është i pabazuar dhe kërkojnë rrëzimin e tij nga Gjykata e Lartë.

Relatore e çështjes është caktuar Albana Boksi, por ende nuk është përcaktuar data dhe ora e shqyrtimit.

Që nga data 27 shtator, Salianji ndodhet në burgun e Fierit, pas vendimit të Apelit që la në fuqi dënimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Dënimi lidhet me një audio-përgjim ku pretendohej se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Gjykata e shpalli Salianjin fajtor për publikimin e këtij audio-përgjimi, duke e cilësuar atë si kallëzim të rremë.