“U gjet mesazhi zanor i një vajze”/ Klodiana Lala për ekzekutimin e 33 vjeçarit: Kishte mllef…

0
223

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për ekzekutimin e 33 vjeçarit Ramazaj Mataj me breshëri plumbash. Lala tregoi disa nga pistat e hetimit, ndërkohë që tha se ka dyshime që Mataj u nxorr në pritë nga një vajzë nëpërmjet një mesazhi zanor. 

“Nga mënyra si është qëlluar duket se ka mllef. Ka qenë afër një lokali dasmash ku ka shpërthime fishekzjarresh, banorët kanë menduar se është ndonjë dasëm dhe po ndodhte ky shpërthim. Ndërkohë ishte vrarë 33 vjeçari.

Në celular u gjet mesazh zanor i një vajze. Është me emër të rremë, e cila ka lënë takim në këtë zonë me 33 vjeçarin. Se kush fshihet pas asaj adrese… Ai ka komunikuar gjatë rrugës me babain, që i ka thënë do të kthehem dhe është gjetur i ekzekutuar.

Një pistë e parë ka të bëjë me punën që bënte në Mal të Zi si zanatçi, i cili shkonte dhe vinte. Po shihet a ka patur ndonjë konflikt. Pista e dyta ka të bëjë me qëndrimin e tij në shtetin e Belgjikës.

Gjendja ekonomike e familjes është nën mesataren. Hetuesit janë përqëndruar me shpresën për të hedhur dritë për ngjarjen”, tha Lala.