Aksident i rëndë në Dibër, makina përfundon në greminë! Lëndohen 4 persona, njëri prej tyre niset me helikopter drejt Tiranës

0
211

Një aksident i rëndë është regjistruar një Dibër, ku një mjet ka përfunduar në një greminë. Për pasojë, dy personat që ndodheshin në makinë kanë pësuar lëndime të rënda. Njeri prej tyre mësohet se është nisur me helikopter drejt Tiranës, për mjekim të specializuar. Ndërsa i lënduari tjetër po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Dibrës. Mësohet se mjeti i llojit fuoristradë po udhëtonte drejt Reçit dhe ka përfunduar në greminë në fshatin Kastriot. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Sot me datë 09.01.2025, në vendin e quajtur “Pergjegje”, në fshatin Kastriot, shtetasi L.Gj,  dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital