Në Itali duken të sigurt, Kristjan Asllani është me “valixhe në duar” dhe në verë pritet të largohet nga Interi.
Vetëm disa ditë më parë, një ofertë trokiti në dyert e Interit për Kristjan Asllanin, me 20 milionë euro nga Premier League që u refuzuan nga klubi zikaltër. Prej kohësh, shumë klube angleze kanë shfaqur interes për mesfushorin e Kombëtares sonë, me Premier Leaguen që e bën një opsion të mundshëm për të ardhmen e tij.